Dimovski-Xhaferit: Nëse shkoni me inat, akoma do të keni probleme

Maqedonia

Dimovski-Xhaferit: Nëse shkoni me inat, akoma do të keni probleme

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 15:52
Deputeti i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski

Deputeti i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski në seancën e cila zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se seanca udhëhiqet me marrëdhënie korrekte dhe jo me inat.

‘Nëse shkojnë punët me inat, ende do të keni probleme dhe seanca të këtilla në 24 orë do të ketë gjithsesi, ne jemi gati, tani kemi 40 deputetë të OBRM-PDUKM, kurse 15 nga LSDM’, ka thënë ndër të tjera Dimovski.

‘Jo zotëri Xhaferi, por kryetar i Kuvendit’, ia ka kthyer Xhaferi Dimovskit, duke mos u pajtuar Dimovski se Xhaferi vet e tha këtë.

Përndryshe sot vazhdon seanca për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin e vitit 2016. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat