Spasovski: Për terrorizmin dhe krimin e organizuar, nevojitet bashkëpunim rajonal

Maqedonia

Spasovski: Për terrorizmin dhe krimin e organizuar, nevojitet bashkëpunim rajonal

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 20:23
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë, Dimitris Yannakakis

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dje ka zhvilluar një takim pune me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë, Dimitris Yannakakis.

Ambasadori, siç njofton MPB-ja, i ka dëshiruar punë të suksesshme ministrit Spasovski, posaçërisht në pjesën e zbatimit të reformave dhe e ka potencuar gatishmërinë për bashkëpunim midis dy vendeve, njofton AIM.

Ministri Spasovski e ka potencuar bashkëpunimin që MPB-ja e kishte me policinë greke në periudhën e qeverisë teknike, kur u bënë edhe kontakte midis ministrave të të dy vendeve, ndërsa u organizua edhe takim i drejtorëve të dy policëve, njofton AIM.

Spasovski dhe Yannakakis janë pajtuar se bashkëpunimi duhet të intensifikohet në interes të sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, posaçërisht në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar dhe problemit me emigrantët. Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për ballafaqim të suksesshëm me këto sfida, ndërsa kriza e emigrantëve ishte shembull për atë se sa është i nevojshëm bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat