Taravari në ceremoninë e puçit turk, Zaev dhe ministrat e BDI nuk ishin

Maqedonia

Taravari në ceremoninë e puçit turk, Zaev dhe ministrat e BDI nuk ishin

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 08:56
Ceremonia e shënimit të 15 korrikut të puçit turk

Kryeministri Zoran Zaev edhe pas pritjeve nuk ishte pjesë e ceremonisë së shënimit të 15 korrikut të puçit turk, që u mbajt në Shkup, në organizim të ambasadës së Turqisë. Por delegacioni qeveritar ishte në udhëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari dhe zv/kryeministrit për çështje ekonomike, Kosta Angjushev. Ky i fundit mbajti një fjalim në emër të Qeverisë, por duke u fokusuar në bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Ne mendojmë se ekonomia është mënyra për tu bashkuar dhe të sigurojmë mirëqenie për popujt tanë dhe për qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia është një vend i vogël në krahasim me Turqinë, një partner i vogël ekonomik, por prandaj Turqia është një partner i madh ekonomik i Maqedonisë” – tha zëvendëskryeministëri Koço Angjushev.

Nuk kishte as ministra nga radhët e BDI-së, ndërsa nuk dihet mosprania e tyre. Siç mëson INA nga të pranishmit kishte përfaqësuar nga gjitha partitë politike. Vitin e kaluar, gjatë grusht-shtetit u vranë 249 persona dhe mbi 2 mijë u plagosën. Rreth 169 mijë njerëz janë akuzuar për lidhje me organizatën “Feto-s”, e cila sipas qeverisë qëndron pas puçit të pasuksesshëm. Sipas të dhënave mbi 50 mijë njerëz u arrestuan dhe 8 mijë tjerë janë në kërkim. Mbi 150 mijë administratorë u pezulluan dhe rreth 100 mijë u larguan nga puna.

Sipas analizës së Amnesty International, pas përpjekjes së grusht-shtetit në burgjet turke janë rreth 166 gazetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat