Zekiri: Ja si do ta ruajmë Gruevskin

Maqedonia

Zekiri: Ja si do ta ruajmë Gruevskin

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 10:38
Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Muhamed Zekiri

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Muhamed Zekiri ka një ide se si të sigurohet ish-kryeministri i vendit dhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ai në rrjetin social Facebook duke komentuar kërkesën e Gruevskit për mbrojtje nga shteti shkruan:

“Meqë kërkon ta ruajë shteti, të mos mërzitet edhe këtë do t’ia sigurojmë. Në SHUTKË, policia të cilën e paguajnë qytetarët më së miri do të kujdeset atje për sigurinë e tij!!!”.

Gruevski nga MPB ka kërkuar në vend të 6 truprojave sa i ka tani në bazë të ligjit aktual, të ketë 20, sepse ka pasur kërcënim me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat