OBRM-PDUKM: Prokuroria Speciale ndihmon Zaevin dhe LSDM-në në prag të zgjedhjeve lokale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Prokuroria Speciale ndihmon Zaevin dhe LSDM-në në prag të zgjedhjeve lokale

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 12:56
OBRM-PDUKM

Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM-ja e akuzoi Prokurorinë Speciale Publike (PSP) se vepron dhe është nën kontrollë të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura të PSP-së dhe të gjitha hetimet u zbatuan dhe u porositën politikisht, si edhe kishin për qëllim të dëmtojnë namin dhe rejtingun e OBRM-PDUKM-së dhe udhëheqësisë së saj.

Akuza të ngjashme ndaj PSP-së lëshoi edhe Orce Gjorgjievski, i cili thotë se kërkesat e PSP-së për paraburgim paraqesin tentim për të njollosur OBRM-PDUKM-në para zgjedhjeve lokale dhe se veprohet për ta ndihmuar Zoran Zaevin dhe LSDM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat