LSDM pa strategji për obstruksionet e VMRO-së

Maqedonia

LSDM pa strategji për obstruksionet e VMRO-së

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 17:42
Kuvendi i Maqedonise

LSDM-ja në pushtet nuk as strategji e as ilaç juridik se si ta pengojë zvarritjen e seancave parlamentare. Pasi VMRO-DPMNE-ja u nda në 10 grupe parlamentare, deputetët e saj e shfrytëzojnë çdo moment për pauzë dhe replika mes vete. Nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski porositi oponentët politik të mos harrojnë se ndryshimet janë të domosdoshme për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe votuesit e VMRO-DPMNE-së.

“ Ne sipas Rregullores nuk mund t’ua ndalojmë që të flasin, por kjo e tregon raportin e tyre ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit. Kur jemi tek LSDM-ja, ne do të tentojmë ta bëjmë atë që e kemi paraparë në program. Atë që e kemi premtuar para qytetarëve do ta realizojmë”, tha Bllagoj BOÇVARSKI, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së.

Nga e hëna Komisioni për financa dhe buxhet fillon debatin për rishikimin e buxhetit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja tashmë ka paraqitur rreth 1 mijë amendamente. Paralelisht me debatin në Komision, nuk do të mund të ketë edhe seancë plenare. Sipas ish kryetarit të Kuvendit, Stojan Andov, opozita patjetër të ndërpresë pengesat. Andov thotë se seancat plenare mund të vazhdojnë pas debateve të Komisionit dhe të zgjasin aq sa kryetari i Kuvendit konsideron se është e nevojshme.

“ Nëse duan në kuadër e Rregullores, siç është, me një grup të deputetëve, pa sabotim, pa pengesa, mund t’i shpalosin argumentet dhe kjo të mjaftojë. Nëse Qeveria konsideron se Kuvendi duhet të punojë tërë muajin, gjatë korrikut e kështu me radhë, atëherë, kryetari i Kuvendit është i obliguar të thirr seancën sipas ligjit, le të themi t’i caktojë 15 ditë më herët, mundet të shtunën, të dielën, në korrik dhe gusht të caktojë seanca”, tha Stojan ANDOV, ish kryetar i Kuvendit.

Deri më tani, Kuvendi mbajti disa seanca maratonike, por propozimi i shumicës për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, assesi të votohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat