Ankohen turqit e Maqedonisë, nuk përfaqësohemi sa duhet në prokurori

Maqedonia

Ankohen turqit e Maqedonisë, nuk përfaqësohemi sa duhet në prokurori

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 11:16
PLT

Sipas Partisë së Lëvizjes Turke (PLT) raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP) vërteton se turqit nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në sistemin gjyqësor.

Kjo parti konsideron se partizimi gjatë zgjedhjes së prokurorëve publik është punë joprofesionale, respektivisht bëhet politizim i prokurorisë.

PLT-ja thotë se në vitet e fundit, asnjë turk nuk është zgjedhur për prokuror, duke shtuar se nga 198 prokurorë publik, vetëm tre janë turq, pra turqit janë përfaqësuar vetëm me 1.5%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat