Ky është raporti i MSH për spitalin e Shtipit, shkarkohet drejtori

Maqedonia

Ky është raporti i MSH për spitalin e Shtipit, shkarkohet drejtori

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 12:11
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni me një njoftim drejtuar mediave ka njoftuar për parregullsi në Spitalin e Shtipit. Këto parregullsi janë konstatuar nga inspekcioni i dërguar pa paralajmërim në këtë spital. Për këto parregullsi është shkarkuar derjtori Allen Georgiev.

”Sjellje jo etike nga disa punonjës dhe gjithashtu është konstatuar se higjiena në këtë institucion nuk është në nivel të duhur.
Bazuar në konstatimet, është sjellur vendim për shkarkimin e drejtorit mjekësor të spitalit të Spitalit Klinik të Shtipit dhe drejtori i ri është emëruar Allen Georgiev.”

Në vend të Georgiev është emëruar drejtori i ri i Spitalit të Shtipit, Marija Dimitrova.

Përveç ndryshimeve në Spitalin e Shtipit është shkarkuar edhe drejtori ekonomik i Spitalit Klinik në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat