Nuk ka rrezik për daljen e lumejve të Maqedonisë nga shtrati i tyre

Maqedonia

Nuk ka rrezik për daljen e lumejve të Maqedonisë nga shtrati i tyre

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 12:15
Lumi Vardar

Sipas Drejtorisë për Punë Hidro-Meteorologjike, reshjet e shiut gjatë 24 orëve të kaluara nuk paraqesin rrezik për derdhje të lumenjve më të mëdhenj në shtet. Niveli i ujit është larg pragut kufitar të derdhjes, njoftoi sot në mëngjes Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

“Edhe pse në disa rrjedha të ujit të lumenjve pritet rritje e nivelit të ujit, megjithatë lumenjtë më të mëdhenj janë larg pragut kufitar të derdhjes dhe nuk ka rrezik për përmbytje të tyre eventuale. Reshjet të cilat kanë rënë në 24 orët e fundit më të rrëmbyeshme ishin në pjesën juglindore të vendit (Berovë 43 mm, Gjevgjeli 41 mm, në Strumicë dhe Demir Kapi nga 18 mm), por sipas informatave nga stacionet meteorologjike nuk ishin me intensitet të fuqishëm dhe për periudhë më të gjatë kohore derdheshin në pellgjet e lumenjve, që duke pasur parasysh nivelet e ulëta momentale të ujit nuk paraqet kurrfarë rreziku për rrjedhat e ujit nëpër vend”, sqaron DPHM-ja.

Më tej, DPHM-ja shpjegon se rrezik dhe kanosje e vetme nga derdhje të mundshme lokale mund të jenë vetëm reshje intensive të fuqishme të cilat për një kohë të shkurtër do të binin në rajonet e pellgjeve të lumenjve dhe përrenjve më të vegjël.

“Në qoftë se gjatë natës ka rënie të reshjeve me intensitet kaq të fuqishëm dhe koncentrohen në pellgjet më të vegjël është e mundur ardhje e ujërave në lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël, ndërsa gjatë paraqitjes së reshjeve ekstreme, dhe derdhjes lokale në disa vende. Kjo posaçërisht u dedikohet rrjedhave në pjesën juglindore të vendit ku sipas parashikimeve është e mundur që të ketë reshje më të rrëmbyeshme”, thonë nga DPHM-ja.

DPHM-ja udhëzon qytetarët që të bëjnë lëvizje të kujdesshme afër lumenjve të vegjël dhe përrenjve ku pritet ardhje e shpejtë e ujërave të rrëmbyeshëm dhe ku ka rrezik për paraqitje të rrëshqitjes së dheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat