Osmani prezanton planin "3-6-9" në Bruksel

Maqedonia

Osmani prezanton planin "3-6-9" në Bruksel

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:44
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot udhëton për në Bruksel, ku nesër do të merr pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim (KSA), me të cilën do të udhëheq Ministri i Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ndërkaq do të bashkë-kryesojë përfaqësuesja e lartë dhe Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini.

Në takim, si përfaqësues i Komisionit Evropian, do të merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.

Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani, pritet ta shpjegoj Planin 3-6-9, përbërjen e saj, zbatimin e saj dhe efektet e pritura, si dhe ti përsëris angazhimet e Republikës së Maqedonisë për mbylljen e gjitha çështjeve politike dhe heqjen e gjitha pengesave për riaktivizimin e procesit eurointegrues. 

Do të kërkohet edhe mbështetje konkrete për reformat, si dhe mbështetje për sigurimin e hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian të cilat më qartë do ta reflektonin dukshmërinë e perspektivës Evropiane të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat