Bekteshi: Qeveria e Maqedonisë, është përcaktuar për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes

Maqedonia

Bekteshi: Qeveria e Maqedonisë, është përcaktuar për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:37
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në Forumin për Investime Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë gjatë periudhës 17 deri më 19 korrik, i prezantoi projektet aktuale për investim në sektorin energjetik, njëkohësisht duke i përkujtuar investuesit për kushtet e kryerjes së biznesit në Republikën e Maqedonisë si dhe i paralajmëroi politikat e reja të cilat do të kontibuojnë për përcjelljen e trendeve relevante botërore dhe evropiane në fushën e zhvillimit të prodhimit industrial në diskutimin panel për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.

„Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përcaktuar për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes, që paraqet indikator kryesor për një klimë të volitshme për investim. Legjislacioni juridik, jo vetëm që mundëson bazë të njëjtë për investuesit e jashtëm vis-à-vis investuesit e vendit, por edhe siguron edhe një numër të iniciativave për tërheqjen e investimeve të tilla, ndërsa një numër i madh i kompanive të mirënjohura ndërkombëtare kanë vazhduar me historitë e tyre të suksesshme të biznesit në zonën e 14 –të teknologjike industriale, të cilat ofrojnë përfitime të shumta doganore, tatimore dhe financiare”, tha ministri Bekteshi para përfaqësuesve politik, biznesmenëve dhe investuesve nga Republika e Çekisë, Republika e Kinës dhe nga vendet tjera të Evropës Lindore.

Në sferën e energjetikës, ministri Bekteshi përkujtoi se Republika e Maqedonisë si anëtare e Bashkësisë Energjetike është zotuar të bëhet pjesë e tregut të brendshëm të energjisë në union, ndërsa me vetë këtë fakt edhe t’i vendos lartë në agjendë çështjen e ndërlidhjes rajonale, shfrytëzimni më të madh të burimeve rinovuese të energjisë, mundësitë e shfrytëzimit të projekteve për efikasitet energjetik dhe aplikimi i teknologjive të reja efikase për prodhimin e energensave.

Ky forum mbahet nën mbikëqyrjen e kryetarit të Republikës së Çekisë zotëri Milosh Zeman dhe kryeministrit Bohuslav Sobota, e në organizim të Odës çeke-kineze për bashkëpunim dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë, ndërsa marrin pjesë 300 mysafirë nga Republika e Kinës dhe mbi 500 mysafirë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, njofton AIM.

China Investment Forum 2017 ka për qëllim t’i prezantoj projektet konkrete si shembuj dhe mundësi për vendet tjera, ndërsa forumi është vazhdimësi e iniciativës ndërkombëtare për bashkëpunim, e inicuar nga kryetari i Republikës së Kinës i emëruar “Rripi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga detare e mëndafshit në shekullin 21 ” e cila që nga viti 2013 e deri më sot ka siguruar mbështetje nga më shumë se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat