LSDM: Ka filluar procesi i çlirimit të institucioneve të kapura nga OBRM-PDUKM

Maqedonia

LSDM: Ka filluar procesi i çlirimit të institucioneve të kapura nga OBRM-PDUKM

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 00:55
LSDM

LSDM, kumton se Qeveria reformuese ka fulluar procesin e çlirimit të institucioneve të kapura.

”Partizimi masiv i institucioneve shtetërore ishte tipari kryesor i qeverisjes 11-vjeçare nga OBRM-PDUKM-ja, ndërsa Ministrinë e punëve të brendshme, që sipas fjalëve të dëgjuara nga ministresha e atëhershme Gordana Jankullova, OBRM-PDUKM e kishte shndërruar në OBRM-MPB. Ky ishtë shembulli më konkret se si një subjekt politik e kishte përvetësuar shtetin.

Ishte partizimi masiv i institucioneve nga ana e OBRM-PDUKM-së që e bëri Maqedoninë një shtet të izoluar dhe e largoi nga integrimet euroatlantike”, shtojnë nga LSDM.

Nga partia thonë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM, përmes planit reformator “3-6-9”, në pajtueshmëri me rekomandimet e OSBE-së, ODIHR-it dhe institucioneve tjera me relevancë, ka filluar me reforma serioze në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit, në administratën publike dhe ndryshimet e ligjit zgjedhor. Me këtë fillon edhe çlirimi i institucioneve që OBRM-PDUKM i kishte kapur gjithësej 11 vite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat