OBRM-PDUKM: Vendimet gjyqësore për paraburgim janë të porositura politikisht

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vendimet gjyqësore për paraburgim janë të porositura politikisht

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:47
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja konsideron se me vendimet e fundit për paraburgimin e disa personave, sipas akuzave të PSP-së, gjyqësia nuk i ka bërë ballë trysnisë, prandaj edhe ka sjellë vendin të turpshëm.

Sipas tyre, vendimi i gjykatës nuk ka bazë ligjore dhe se është një porosi politike që shënon pënrdjekjen politike në Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja vlerëson se qëllimi, siç thonë, i kësaj trysnie, është i qartë, pra të frikësohen të gjithë ata që janë të gatshëm që t’i kundërvihen shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore.

Kjo parti zotohet se me ardhjen në pushtet, të gjitha vendimet, siç thonë, të turpshme dhe të padrejta do të rishikohen, si edhe do të japin llogari ata që nuk kanë punuar sipas ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat