Do të ndryshojë Ligji për duhanin në Maqedoni

Maqedonia

Do të ndryshojë Ligji për duhanin në Maqedoni

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Shërbimet e parlamentit kanë marrë një propozim për të ndryshuar ligjin që ndalon pirjen e duhanit në bare. Propozimi është sjellë nga disa deputetë të shumicës parlamentare.

Në shpjegimin e tyre thuhet se ky propozim është dorëzuar në një procedurë të shkurtuar për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike të hotelierisë që në vitet e fundit për shkak të masave të rrepta dhe gjobave tepër të larta, u është reduktuar fitimi dhe janë detyruar për të larguar nga puna disa punonjës.

Ndryshimet në ligjin aktual u japin mundësinë pronarëve për të caktuar një dhomë të veçantë për duhanpirësit dhe të gjitha pjesët e tjera të lokalit të vendosin etiketa që tregojnë në mënyrë të qartë ndalimin e pirjes së duhanit.

“Në ndërtesat ku mysafirët janë të vendosur, mund të përcaktohen dhoma për duhanpirësit, po më së shumti deri në 30% të kapacitetit total të objektit”, thuhet në propozimin për ndryshimin Neni 3.

“Ndalohet pirja e duhanit në ambientet publike, në bazë të nenit 2 të këtij ligji. Pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objektit të biznesit (tarracë, kopsht, etj), vetëm në qoftë se hapësira është e mbuluar dhe e hapur së paku tri anët e së cilës nuk ka pengesa (xhami, fletë metalike, plastike, etj) ose në hapësira të hapura që nuk janë të mbuluara dhe cila anë është mbyllur.

Përcaktimi i hapësirave publike dhe afati i ligjit që ndalon pirjen e duhanit, nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të bëhet brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, thuhet në projekt-amendamentet në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat