"5 në 12" sërish ngre tendat para Kuvendit të Maqedonisë, kërkon vëmendje të shtuar

Maqedonia

"5 në 12" sërish ngre tendat para Kuvendit të Maqedonisë, kërkon vëmendje të shtuar

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 21:52
Kuvendi i Maqedonise

Nisma qytetare ”5 në 12” ka vendosur që përsëri të bëjë trysni për kërjesat e tyre, duke ngritur tenda për qëndrim para Kuvendit të Maqedonisë, respektivisht te Parku i gruas.

Sipas mediave maqedone, në të kaluarën nisma realizoi disa takime në Kuvend dhe disa takime pune me ministrat pa resor, mirëpo nisma thotë se deri tani përveç mbështetjes verbale, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.

Ata kërkojnë që kërkesat e personave me nevoja të veçanta të kenë përparësi në Qeveri, këto persona të kenë përparësi edhe në buxhet, si edhe të përfshihen organizatat qytetare në krijimin e politikave për personat me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat