Gjykata e Apelit sot vendos rreth ankesave për rastin ‘Titanik’

Maqedonia

Gjykata e Apelit sot vendos rreth ankesave për rastin ‘Titanik’

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 10:50
Nikolla Gruevski me avokatin e tij

Sot, Gjykata e Apelit do të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata penale për lëndën ‘Titanik’ të PSP-së për parregullsi.

Sipas paralajmërimeve, në mbledhjet e sotme në Gjykatb do të shqyrtohen ankesat e PSP-së dhe të akuzuarve tjerë në Titanik, mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska, ish-shefi i kabinetit kryeministror, Martin Protugjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Seancat janë caktuar pasi që PSP u ankua për rastin ‘Titanik’ ndaj vendimit të Këshillit penal pranë Gjykatës themelore Shkup 1 me të cilin, të akuzuarve, në vend të paraburgimit, u janë shqiptuar masat për kujdes. Ankesa ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë parashtroi edhe mbrojtja e të akuzuarve.

Gjykata ka afat prej 48 orëve të sjellë vendim. Gjykata deri më tani i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara ndaj vendimeve të Gjykatës penale lidhur me lëndët e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat