LSDM: OBRM-PDUKM-ja negocioi fshehurazi për 11 vite me fqinjët

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja negocioi fshehurazi për 11 vite me fqinjët

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:52
LSDM

LSDM-ja e akuzon OBRM-PDUKM-në për izolim ndërkombëtar të Maqedonisë dhe se marrëveshja me Bullgarinë mbronë interesat shtetërore.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM-ja për 11 vite ka negociuar fshehurazi me fqinjët, ka mbjellë përçarje dhe urrejtje, ka izoluar Maqedoninë dhe ka minuar pozitën e saj ndërkombëtare, në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore.

Kjo parti thotë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka përforcuar pozitën e Republikës së Maqedonisë, u ka dhënë fund ndasive dhe i ka hapur prespektivat euro-atlantik.

”Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë qartë riafirmon qëndrimin se ata janë dy shtete të ndara, dy popuj të veçanta dhe dy gjuhë të veçanta. Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia është bërë një shembull i bashkëpunimit në Ballkan, për shkak se të rralla janë vendet në rajon të cilët çështjet e hapura i zgjidhin reciprokishte dhe sipas dëshirës së tyre”, thonë nga kjo parti për marrëveshjen me Bullgarinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat