53 sulme për pesë vite, në Maqedoni edhe policët kanë sulmuar gazetarë

Maqedonia

53 sulme për pesë vite, në Maqedoni edhe policët kanë sulmuar gazetarë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 23:25
ilustrim

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot takuan ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovskin, me të cilën biseduan për rritjen e sigurisë së gazetarëve.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani, tha se institucionet kanë detyrim të sigurojnë kushte për punë të papenguar të gazetarëve dhe theksoi se qeveria duhet të ndërtojnë sistem efikas për ndëshkimin e dhunuesve. Kjo do të dërgonte measzh të qartë në opinion se dhuna kundër gazetarëve dhe punëtorëve të medias është e papranueshme.

Selmani kërkoi që MPB të punojë intenzivisht për zbardhjen e të gjithë 53 rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, që kanë ndodhur në pesë vitet e kaluara.

Drejtori i SHGM, Dragan Sekullovski përkujtoi se në mesin e sulmuesve të gazetarëve ka edhe policë, të cilët në të kaluarën sulmonin gazetarë në protesta. Përveç kësaj, pjesëtarë të policisë kanë qenë të përfshirë edhe në incidentet e Kuvendit me 24 Dhjetor të viti 2012 dhe ngjarrjet e 27 prillit të këtij viti, ku policë kanë ushtruar dhunë dhe kanë kërcënuar gazetarët.

U bisedua edhe për mundësinë që MPB të ketë një regjistër të veçantë ku do të evidentojë të gjitha sulmet kundër gazetarëve, ndërsa u fol edhe për nevojën e përmirësimit të komunkimit mes policisë dhe gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Ministri Oliver Spasovski tha se MPB punon intenzivisht për zbardhjen e të gjitha sulmeve kundër gazetarëve dhe premoti se shumë shpejtë do të dali me raport për hetimin e deritashëm të rasteve të dhunës kundër gazetarëve. Ai shfaqi shpresë se në të ardhmen do të përmirësohet edhe bashkëpunimi me prokurorinë, e cila është aktor kryesor në drejtimin e hetimeve për këto raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat