Filloi faza e dytë e projektit për rikonstruimin e rrugës në Saraj

Maqedonia

Filloi faza e dytë e projektit për rikonstruimin e rrugës në Saraj

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 15:54
Rikonstruimi i rruges ne Saraj

Bashkia e Shkupit sot i filloi punët ndërtimore në fazën e dytë nga projekti për rikonstruimin e  rrugës në Saraj.

Në fillimin e punëve ndërtimore morën pjesën kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

“Sot fillojmë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për komunën e Sarajit dhe Shkupit, ndërsa kjo është faza e dytë nga projektit për rikonstruim e rrugës Saraj. Vitin e kaluar e rikonstruuam këtë aks rrugor në drejtim të kishës “Sveta Zllata Megllenska” deri në rrugën që çon drejt fshatit Lubin, në gjatësi prej 665 metra. Sot e vazhdojmë këtë projekt, prej atje ku u ndalëm vitin e kaluar deri në udhëkryqin me rrugën lokale drejt vendbanimit Gllumovë dhe aksin rrugor drejt Tetovës. Në këtë drejtim, i cili është në gjatësi prej rreth 1200 metra, tërësisht do të rikonstruohet rruga, ndërsa do të bëhet edhe riparim i shtigjeve për këmbësorë”, tha kryetari i komunës Trajanovski.

Me këtë, shtoi ai, e vazhdojmë realizimin e projekteve infrastrukturore të kapitalit në këtë komunë, ku para një jave e filluam edhe rikonstruimin e rrugës kryesore në drejtim të vendbanimit Gllumovë. Me realizimin e këtyre projekteve. vlerëson Trajanovski, në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohen kushtet dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, njofton AIM. Ky projekt është i financuar nga Qyteti i Shkupit i cili për të do të ndajë rreth 9,5 milionë denarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat