Zaev në takim me Zvizdiç në Bosnjë dhe Hercegovinë

Maqedonia

Zaev në takim me Zvizdiç në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 09:43
Zorav Zaev dhe Denis Zvizdiç

Kryeministri Zorav Zaev dhe anëtarë të tjerë të delegacionit qeveritar që janë në vizitë zyrtare dy ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot në Sarajevë do të realizojnë disa takime me përfaqësues të Këshillit të ministrave,
me kryesuesit e presidencës së vendit si dhe me përfaqësues të partive të ndryshme politike.

Pas takimit me përfaqësues të Këshillit të ministrave pritet konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev me kryesuesin e Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiç.

Pjesëtarë të delegacionit qeveritar janë ministri i punëvë të brendshme Oliver Spasovski, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski, ministri i kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri për diasporën Edmond Ademi.

Në suaza të kësaj vizite do të nën shkruhet edhe memorandumi ndërmjet Ministrisë së bujqësisë së Maqedonisë dhe Ministrisë për tregti të jashtme dhe marrëdhënie ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe nënshkrimi i Programit për bashkëpunim kuturor ndërmjet ministrive të kulturës së dy vendeve në fjalë.

Në agjendën e kryeministrit Zaev është edhe pjesëmarrja në manifestimin ‘Mostari nuk i harron miqtë’, ku do të pranojë çmimin ‘Mostar Peace Connection’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat