Gjykata e Apelit sot shpallë vendimin për ankesat e lëndës ‘Titanik’

Maqedonia

Gjykata e Apelit sot shpallë vendimin për ankesat e lëndës ‘Titanik’

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 11:15
Gjykata e Apelit

Gjykata e apelit sot duhet të shpallë vendimet për ankesat rreth masave për kujdes të shqiptuara nga Gjykata penale për lëndën ‘Titanik’ të PSP-së për parregullsi zgjedhore.

Për të akuzuarit në rastin ‘Titanik’ mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska, ish-shefi i kabinetit kryeministror, Martin Protugjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, në seancën e hapur të Gjykatës së apelit, PSP-ja ka kërkuar paraburgim si masë e sigurimit të prezencës së të akuzuarve.

Këtë kërkerë të tyre PSP e arsyeton me atë se të akuzuarit mund të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët ose të akuzuarit tjerë. Nga ana tjetër, të akuzuarit thonë se nuk janë fajtorë , nuk kanë në plan arratisjen dhe për këtë shkak insisitojnë në heqjen e masës për kujdes, gjegjësisht paraburgimit.
Deri më tani Gjykata e apelit i ka refuzuar të gjitha ankesat e dorëzuara për vendimet e Gjykatës penale në lidhje me lëndët e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat