Sidi: Ka forca në Kuvendin e Bullgarisë që janë kundër marrëveshjes Maqedoni-Bullgari

Maqedonia

Sidi: Ka forca në Kuvendin e Bullgarisë që janë kundër marrëveshjes Maqedoni-Bullgari

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Aleksandar Sidi, deputet i partisë ”Patriotët e Bashkuar”, partner koalicioni me partinë e kryeministrit Boyko Borisov, shpreson që më 2 gusht të këtij viti të nënshkruhet marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari.

Sipas këtij deputeti, në Kuvendin e Bullgarisë ka forca politike të cilat punojnë në drejtim të mosnënshkrimit të kësaj marrëveshje kaq të përfolur.

Për Sidi-në dhe për partinë e tij nuk ka dilema se kjo marrëveshje do të vendosë bazë për fqinjësi të mirë dhe miqësi ndërmjet një populli ”që jeton në dy shtete të ndryshme”, duke shtuar se të dy vendet kanë të ardhme të përbashkët në BE.

Përndryshe, partai e këtij deputeti i uroi mirëseardhje Zaev-it me një parrullë provokuese ”Mirë se vjen në shtëpi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat