Kotzias: Me Qeveri të re në Maqedoni, shpresoj të zgjidhet më lehtë çështja e emrit

Maqedonia

Kotzias: Me Qeveri të re në Maqedoni, shpresoj të zgjidhet më lehtë çështja e emrit

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 12:27
Kotzais- Nimetz

Kontesti i emrit të Maqedonisë, Turqia dhe Qipro kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara dje në Athinë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini me kryeministrin grek Alexis Tsipras dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias.

Pas takimit me Kotzias-in, Mogherini theksoi rëndësinë e Ballkanit dhe tha se rajoni do të jetë prioritet për Unionin.

Ajo shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi për të bërë përparim në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit mbi kontestin e emrit, si dhe midis Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me vështirësitë që i kanë dy vendet mes vete.

Kotzias tha se Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së për pranim të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ai përsëriti se Athina mbështet qëllimin e Shkupit për aderim në BE, sapo të zgjidhet çështja e emrit. Kocias ka shtuar se “shpreson që zgjidhja e çështjes së emrit tani do të jetë më e lehtë se sa në të kaluarën, me ndryshimin e qeverisë në Maqedoni.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat