Pendohet vrasësi i Almirit 4-vjeçar nga Kumanova, u kërkon falje familjarëve

Maqedonia

Pendohet vrasësi i Almirit 4-vjeçar nga Kumanova, u kërkon falje familjarëve

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 14:02
Gjykimi

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut 4-vjeçar, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij.

Ai thoshte se nuk ndjehet aspak fajtor për veprën e bërë, ndërsa sot tha se ndjen shumë keqardhje për atë që ka ndodhur, madje dhe u kërkoi falje familjarëve të Almirit.

“Më vjen keq per ngjarjen e ndodhur, nuk kam pasur për qëllim që ta shtyp me veturë, as fëmijën dhe as dikë tjeter. Më vjen gjithashtu shumë keq që më fajësojnë për vrasje. E gjitha ka ndodhur nga frika, sepse isha shumë i frikësuar. Edhe njëherë ju kërkoj shumë falje familjarëve”, tha Boban Iliq.

Në qershor 2016, pas një zënke banale, Iliqi i shtypi me makinë Almirin dhe dy prindërit e tij. Pesë ditë pas ngjarjes, më 1 korrik, 4-vjeçari vdiq nga plagët e marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat