Sheqerinska: Jolevski i ka shfuqizuar marrëveshjet 112 milionë euroshe, pasi e ka ditur se do të ndërrohet pushteti

Maqedonia

Sheqerinska: Jolevski i ka shfuqizuar marrëveshjet 112 milionë euroshe, pasi e ka ditur se do të ndërrohet pushteti

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 14:08
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në një intervistë për “24Vesti” vlerëson se deri në gjysmë të vitit në Ministrinë e Mbrojtjes për investime kapitale janë realizuar vetëm 5% nga shuma e përgjithshme.

“Nëse dëshironi ta respektoni ligjin, deri në fund të vitit nuk është e mundur që ajo përqindje shumë të rritet. Megjithatë, arsyeja e vërtetë pse është pritur që të harxhohen paratë, ndërkaq sot realiteti e demanton atë se, më saktë bëhet fjalë për katër marrëveshjet që i ka nënshkruar ish ministri Zoran Jolevski, të ashtuquajtura marrëveshje për modernizim të Armatës me vlerë të përgjithshme prej 112 milionë euro. Ato nuk do të duhej të paguhen në vitin e parë, por në vitet e ardhshme. Këto marrëveshje janë nënshkruar edhe përskaj se ka pasur dallime të mëdha mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kreut të Armatës. Unë mendoj se arsyeja e vërtetë pse janë shfuqizuar marrëveshjet është se kanë qenë të vetëdijshëm se do të ndërrohet pushteti. Aq sa jam e informuar, ndërmarrjet izraelite nuk do të kërkojnë penale dënuese”, theksoi Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat