Për dënim të shqiptuar, do të paguhet vetëm gjoba, nuk ka mbyllje të objektit

Maqedonia

Për dënim të shqiptuar, do të paguhet vetëm gjoba, nuk ka mbyllje të objektit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

Deputetë të shumicës qeveritare në Kuvend propozojnë ndryshime në Ligjin për regjistrim të pagesave në dorë, me procedurë të shkurtuar, sipas të cilës i kërkohet taksapaguesit te i cili konstatohet veprim jashtë ligjor të mos ketë ndalesë për kryerje të veprimtarisë në hapësirën afariste me kohëzgjatje prej 15 ditësh edhe për taksapaguesin si person fizik pasi që nenet tjera të këtij ligji kanë të bëjnë me pagesën e gjobës.

Në formën aktuale parashihet që nëse inspektori ose kontrolluesi tatimor gjatë kryerjes së kontrollit konstaton se taksapaguesi nuk e regjistron qarkullimin nëpërmjet aparatit fiskal, nuk jep faturë fiskale ose nuk ka të instaluar GPRS terminal dhe kripto modul, atëherë ai plotëson procesverbal ku definohet akti joligjor i taksapaguesit.

Deputetët mendojnë se veprimi i deri tanishëm ku pas paligjshmërisë së konstatuar, Drejtoria e të ardhurave publike sjell vendim për ndalim të kryerjes së veprimtarisë afariste në afat prej 15 ditësh, qoftë për person juridik ose fizik, nuk kontribuon për zhvillimin ekonomik, as për atë që taksapaguesi pa kryer veprimtarinë afariste të mund të paguaj gjobat ose detyrime tjera ndaj shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat