Shoqata ‘Bllazhe Konevski’: Do ti shpallim tradhtarë ata që do të nënshkruajnë marrëveshjene turpshme me Bullgarinë

Maqedonia

Shoqata ‘Bllazhe Konevski’: Do ti shpallim tradhtarë ata që do të nënshkruajnë marrëveshjene turpshme me Bullgarinë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:28
Ilustrim

Ftojmë kryetarin e Qeverisë së republikës së Maqedonisë dhe ministrin e punëve të jashtme të mos e nënshkruajnë marrëveshjen e turpshme për marrëdhënie të mirë ndërfqinjësore me Bullgarinë, deklaroi Ljubomir Senkovski nga shoqata ‘Bllazhe Konevski’.

Në deklaratën e tij, përfaqësuesi i kësaj shoqate vazhdon:’Zotërinj, prej jush varet nëse ky popull do ju mbajë mend si tradhtarë ose atdhedashës, nëse e nënshkruani do të mbeteni si tradhtarët më të mëdhenj në historinë tonë. Me një marrëveshje të këtillë ju e vrisni Bllazhe Konevskin dhe pakicën tonë në Bullgari dhe e shkatërroni shpirtin maqedonas’.

Nga shoqata rikujtojnë Zaevin se populli maqedonas e ka votuar për jetë më të mirë dhe më dinjitoze e jo për jetë të mbushur me përulje dhe nënçmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat