LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë është në pajtueshmëri me interesat kombëtare

Maqedonia

LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë është në pajtueshmëri me interesat kombëtare

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:52
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së ish-ministrit Nikolla Poposki, i cili tha se marrëveshja mund të korrigjohet në pjesën ku flitet për interesat kombëtare.

Nga LSDM kërkojnë që OBRM-PDUKM-ja ta mbështesë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe sipas tyre, kjo marrëveshje është në pajtim të plotë me interesat kombëtare dhe shtetërore.

“Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në pajtueshmëri me interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë dhe ju përgjigjet interesave të qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Me Marrëveshjen riafirmohet pozicioni që bëhet fjalë për dy shtete të veçanta, dy popuj të veçantë dhe dy gjuhë të veçanta, mbyllen çështjet e hapura që nuk duhet të tërhjekin vëmendje dhe energji, përshpejtohet procesi i integrimit në NATO dhe BE, ndërsa Maqedonia bëhet shembull i bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se suksesi për marrëveshjen e arritur është i të gjithë qytetarëve, partive dhe qeverive të deri-tanishme, pasi sipas tyre qeveria aktuale po e përmbyll procesin që ka filluar në vitin 2009, prej kur janë mbajtur 10 takime të përbashkëta të Komisioneve në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat