Vendimi i Supremes, Arifi: Dyshime për gjithë kohën e humbur në pritje

Maqedonia

Vendimi i Supremes, Arifi: Dyshime për gjithë kohën e humbur në pritje

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:14
Besa Arifi

Katër orë Gjykata Supreme u ka dhënë përparësi që të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski të arratisen. Supremja vendimin për paraburgim e ka njoftuar dhe publikuar rreth orës 16, ndërsa vendimi  në gjykatën e apelit ka arritur saktë në orën 20:05 minuta.

Pas kësaj, vendimi për paraburgim menjëherë është shënuar në këtë Gjykatë, pas çka është dërguar në polici më orën 20:45 minuta. Megjithatë, ngel e paqartë se përse Supremja ka pritur katër orë kur dihet se bëhet fjalë për masë urgjente të paraburgimit. Me këtë hapet dyshimi nëse të akuzuarit kanë pasur kohë të mjaftueshme të përgatiten për arrati dhe të gatshëm t’i presin policët që i kanë kërkuar në shtëpi.

Gjykata e Apelit sot shkurt shpjegoi se vendimet e tyre për paraburgim janë përgatitur saktë dhe është mbajtur kujdes që mos të bëhet lëshim sikur në rastin e Sead Koçan, ku nuk ishte përmendur se ankesa shfuqizon paraburgimin, pas çka paraburgimin e hoqi Gjykata Supreme.

 “Kur Gjykata ka vendosur, ka pasur parasysh dispozitat e Ligjit për procedurë penale si dhe vendimin e Gjykatës Supreme, ndërsa ky është vendimi (KZZ 11/2017) nga 11.05.2017 me të cilin u shfuqizua vendimi për paraburgimin e Sead Koçanit”, thanë nga Gjykata e Apelit.

Për profesoren universitare, Besa Arifi, kontestues nuk janë vetëm katër orët, por edhe dhjetëra ditët ku të akuzuarit ishin në liri me vendim për paraburgim.

Sipas Arifit vendimi për paraburgim është në mesin e atyre për realizimin e të cilit nuk është pritur të përfundojë procedura ankimore. Arsyet se pse Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim, mes të cilave edhe rreziku nga arratisja, tashmë edhe në vepër janë treguar si të bazuara.

Arifi përgjegjësinë e hedh në gjykatë për shkak të formulimeve që janë përdorur në vendimet, që më pas janë interpretuar gabimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat