Vigenin: Ndryshimi i qeverisjes në Shkup solli arritje pozitive

Maqedonia

Vigenin: Ndryshimi i qeverisjes në Shkup solli arritje pozitive

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:46
Kristian Vigenin

Deputeti i Partisë Socialiste të Bullgarisë (PSB), Kristian Vigenin, ka deklaruar se arritjet e tanishme ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë ndodhur falë ndryshimit të qeverisjes në Shkup.

Sipas tij, Deklarata e Kuvendit të Bullgarisë mund të shihet si një deklaratë politike që Kuvendi mbështet veprimet që janë ndërmarrë nga Qeveria bullgare për të nënshkruar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë.

Me fjalë të tija, marrëveshja është një mundësi unike për Bullgarinë dhe se partia që i takon, mbështetë tentimet e qeverive të Shkupit dhe Sofjes për të finalizuar marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat