Kuvendi miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2017

Maqedonia

Kuvendi miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2017

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 18:01
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi i Maqedonisë sot pasdite me 61 vota “për”, 2 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur miratoi rebalancin e buxhetit të Maqedonisë për vitin 2017.

Në votim në shenjë proteste, siç tha Ilija Dimovski, nuk kanë marrë pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, pasi sipas tyre, shumica nuk ka treguar demokraci, respekt dhe përfshirje të opozitës.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se rebalanci i buxhetit shkurton harxhimet joproduktive të Qeverisë dhe institucioneve për 122 milionë denarë.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Nevenka Stamenovska theksoi se nga 706 amendamentet që ka dorëzuar OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, nuk është pranuar asnjë nga shumica.

Diskutimi për rebalancin e buxhetit filloi më 1 gusht dhe zgjati pesë ditë, ashtu siç parasheh Rregullorja e punës së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat