Opinione të ndara të juristëve rreth zbatimit të Ligjit për gjuhët

Maqedonia

Opinione të ndara të juristëve rreth zbatimit të Ligjit për gjuhët

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:53
Ilustrim

Institucionet kanë një vit për t’u përgatitur për risitë në propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa në atë periudhë duhet të harmonizohen të gjitha ligjet tjera ku më ndryshe është i rregulluar përdorimi i një gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Në qoftë se një ligj nuk harmonizohet me kohë, atëherë do të zbatohen vetëm dispozitat e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kështu mendon Qeveria, por jo edhe të gjithë ekspertët, njofton Alsat M.

Për shembull, Ligji për Procedurë Penale nuk parasheh që gjykatësit dhe prokurorët ta udhëheqin procedurën në një gjuhë tjetër përveç maqedonase, ndërsa kjo është e lejuar se propozim – ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Profesori universitar Osman Kadriu, duke e ditur se për ndryshimet e Ligjit për procedurë penale janë të nevojshme 2/3 e votave, pret që të ketë vështirësi në zbatimin e tij.

Avokati Zvonko Davidoviq nuk sheh shkaqe për pendesa në zbatimin e tij, edhe pse është i vetëdijshëm se Ligji për procedurë penale në mënyrë precize e rregullon përdorimin e gjuhës tjetër vetëm për palët në procedurë. Sepse, në të njëjtën kohë, nuk ka ndalesë për shfrytëzim më të gjerë të gjuhës shqipe tek gjykatësit apo prokurorët.

Në Ligjin për procedurë penale në mënyrë të detajuar është e rregulluar çështja e gjuhës në lidhje me dëshmitarët, të akuzuarit dhe dorëzimin e letrave dhe dokumenteve të tjera gjyqësore të të akuzuarit, dëshmitarëve dhe palëve në procedurë. Por, në një Nen qëndron se më së afërmi përdorimi i gjuhës është i rregulluar me ligj dhe është pikërisht ai ligj i cili çon në ligjin për përdorimin e gjuhëve – tha Zvonko Davidoviq- avokat.

Interpretimi i Davidoviqit do të thotë se nuk do të jetë e nevojshme që të harmonizohen të gjitha ligjet me ligjin e gjuhëve në qoftë se vetëm zgjerohet e drejta e përdorimit.

Qëndrimi i profesorit Osman Kadriu është i kundërt, se patjetër duhet të ketë pajtueshmëri kudo ku në dy ligje trajtohet e njëjta çështje, që të mos krijohen interpretime të ndryshme dhe probleme potenciale në zbatimin e tyre. Qëndrimi përfundimtar mbi këtë çështje është i rëndësishëm për zbatimin praktik, sepse për t’u harmonizuar një pjesë e ligjeve, do të duhen votat e OBRM-PDUKM – së, e cila zëshëm kundërshton ndryshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat