Rritet niveli i ujit të lumit Vardar në Jegunovcë

Maqedonia

Rritet niveli i ujit të lumit Vardar në Jegunovcë

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:14
Lumi Vardar

Më shumë se dy herë është rritur niveli i ujit të lumit Vardar te Jegunovce, tregojnë sot nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Rritje të nivelit ka edhe te Vardar-Zajçev Rid, si dhe në Sushevë të Strumicës, përderisa edhe në Pçinjë te Banjat e Katllanavës është rritur mesatarja e gushtit.

Ulje të nivelit të ujit është vërejtur te Vardar-Veles dhe Demir Kapi, Treskë-Makedonski Brod, Kriva Reka-Kriva Pallankë, në Bregallnicë-Berovë, Lumi i Zi-Novac, Drini i Zi-Llozhanë dhe në Sateskë te Botuni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat