Zjarri pyjor i kanoset manastirit në Prilep

Maqedonia

Zjarri pyjor i kanoset manastirit në Prilep

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 09:24
Prilep

Mbi 50 hektarë me pisha dhe pyje të ulëta prej mbrëmë janë përfshirë nga zjarri rreth manastirit “Shën Maria” në Prilep. Sipas komandantit të njësitit të zjarrfikësve Stanko Koleski, zjarri ka filluar rreth orës 16 prej varrezave të reja të qytetit dhe është përhapur me shpejtësi të madhe.

“Në terren kanë dalë edhe ekipet e njësitit dhe zjarrfikësve. Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe drejt manastirit. Për momentin ka ekipe të vogla të njësitit të personave të cilët janë duke e shuar. Ditëve të fundit ka pasur shumë zjarre në Komunën e Prilepit, si ekip jemi duke intervenuar çdo ditë”, tha Koleski.

Nga zjarri i madh rrezikohen edhe vendbanimet Gorno Sello, Mazhuçishte dhe Zabërçan. Mbrëmë në terren ishte edhe kryebashkiaku i Prilepit, Marjan Risteski.

Ristesi ju bëri thirrje qytetarëve që vullnetarisht të marrin pjesë në shuarjen e zjarrit në Treskavec dhe të ndihmojnë zjarrfikësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat