“Zelena Lupa” do të padisë gjykatësit që vendosën për Grujevskin dhe Boshkovskin

Maqedonia

“Zelena Lupa” do të padisë gjykatësit që vendosën për Grujevskin dhe Boshkovskin

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 12:41
“Zelena Lupa”

Shoqata “Zelena Lupa” njoftoi se sot do të publikojë paditë penale të dorëzuara në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe iniciativat për mbajtje të përgjegjësisë nga gjykatësit, të dorëzuara në Këshillin për vërtetimin e fakteve.

Këto padi dhe iniciativa shoqata “Zelena Lupa” i ka dorëzuar ndaj gjykatësve që sipas tyre, janë përgjegjës për arratisjen e dy të akuzuarve nga PSP-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

“Padi penale dhe iniciativa për mbajtje të përgjegjësisë do të ngriten për gjykatësit të cilët janë përgjegjës për ikjen e të akuzuarve dhe për të cilët ekzistojnë dyshime për përgjegjësi në lidhje me ikjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit”, thonë nga “Zelena Lupa”.

Konferenca e shoqatës “Zelena Lupa” është paralajmëruar për orët e pasditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat