Ligji për përdorimin e gjuhëve do të sillet para 25 shtatorit?

Maqedonia

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të sillet para 25 shtatorit?

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Ligji për përdorimin e gjuhëve, të cilën Qeveria e ka miratuar në fillim të gushtit, mund të gjindet para deputetëve madje në shtator, me atë se ky ligj është me vulë të BE-së, duhet të sillet me procedurë të shkurtuar.

Kur propozimi i ligjit do të rishikohet me procedurë të shkurtuar, Kuvendi duhet të mbajë debat të përgjithshëm, e cila mund të zgjatë më së shumti tre ditë pune.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, janë shumë optimist se ky ligj, do të sillet para zgjedhjeve lokale, veçanërisht para se të fillojë fushata zgjedhore për shkak se nuk do të mbahen më seanca plenare.

Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, javën e kaluar sqaroi se rregullat nga ligji të cilët sillen për paratë dhe uniformat, do të duhet të jep qëndrim Komisioni i Venedikut, por bëhet fjalës për çështjen teknike dhe jo për çështje përmbajtësore të cilët shkaktojnë vonimin e procedurës.

Ligji i propozuar për përdorimin e gjuhëve, parashihet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, publike ndërmarrjet, agjencitë, zyrat, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë me autoritet publik, përveç gjuhë zyrtare, maqedonishtes, do të përdoret dhe gjuha e folur nga 20% e qytetarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat