“Luftë” akademikësh, Zeqiri godet Qullavkovën për shqipen

Maqedonia

“Luftë” akademikësh, Zeqiri godet Qullavkovën për shqipen

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 10:11
Akademiku i Akademisë së Arteve dhe Shkencave Maqedonase, Izet Zeqiri

Akademiku i Akademisë së Arteve dhe Shkencave Maqedonase, Izet Zeqiri pas një periudhe të gjatë ka folur në media duke goditur kolegen e tij Katica Qullavkova, e cila është shprehur kundër ligjit për përdorimin  e gjuhëve, që rregullon përdorim paksa më të avancuar të shqipes.

Ja se çfarë ka shkruar Zeqiri:

Akademik Qullavkova në shkrimin e saj në gazetën Fokus ndaj ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe paraqet qëndrime të pabazuara, një mënyrë të mendimit të ngurtë të sajë dhe shumë negative ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në shumë sfera duke e paraqituar ate edhe si rezik potecial për gjuhën Maqedone edhe për identitetin e shtetit që është një e pavërtetë.

Mendoj se qëndrimet e saja paraqesin paragjykime që nuk përshtaten me modelin e trajtimit të barabartë dhe pa diskrimin të qytetarëve në Repubilkës së Maqedonisë dhe si të tilla duhet të injorohen nga propozuesit e ligjit dhe institucionet shkencore dhe akademike të cilave ju bëhet apel si që është ASHAM dhe institucionet tjera. Asgje nuk do të prodhon miratimi i këtij ligji as në rrezikimin e gjuhës Maqedone as edhe në ndryshimin e identitetit ndërkombëtarë të Maqedonisë si që pretendon Akademik Qullavkova.

Mendoj se qëndrimet afirmative të intelektualëve për rregullimin barazisë gjuhësorë dhe për fillimin e mësimit të gjuhës së ndërsjelltë do të forcon bashkëjetësën dhe kohezionin ndërnacional dhe do të rritë përspektivën zhivillimore në Maqedonisë e jo qëndrimet që hedhin dyshimeve dhe alarmojnë për reziqeve të pa bazuara lidhur me këtë propozim ligjë. Çdo gjuhë ka historinë e saj, që është e lidhur ngushtë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në të kaluarën dhe tani në ato troje ku ka jetuar dhe kjo gjw nuk mundet tw kontestohet.

Zgjidhja e statusit të gjuhës shqipe dhe e përdorimit zyrtar është i domosdoshëm të bëhet në përputhje me realitetin etnik, historik, kulturor dhe gjuhwsor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonise edhe në harmoni me Amendamentit V, pika 1, të përfshira në ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, si rezultat i Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe obligimeve që dolën prej, saj që korigjoj përdorimin diskriminues të gjuhës sipas Kushtetutës së vitit 1991. Une besoj se Gjuha shqipe dhe alfabeti i saj me këto ndryshime ligjore që propozohen tani dhe që do të bëhen në të ardhmen për barazi të plotë gjuhësore, do të përdoret në Republikës së Maqedonisë si gjuhë e dytë zyrtare, e jo si gjuhë përkthimi, vetëm në formën e shkruar të saj në dokumente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat