Bashkëpunimi ndërmjet policisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë shembull për vendet tjera

Maqedonia

Bashkëpunimi ndërmjet policisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë shembull për vendet tjera

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 12:02
Drejtori i policisë shqiptare, Haki Çako

Drejtori i policisë shqiptare, Haki Çako u shpreh se bashkëpunimi ndëtmjet policive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke përfshirë edhe policinë kufitare është i shkëlqyer dhe se mund të shërbejë si shembull për policitë e vendeve tjera.

Ai e ka bërë këtë vlerësim pas vizitës në vend kalimin kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Qafë Thanë. Në këtë vizitë drejtori Çako nga afër është njoftuar me implementimin e masave për sezonin turistik, por para së gjithash për përforcimin e kontrollit gjatë daljes nga vendi të qytetarëve të Shqipërisë me qëllim të eliminimit të dukurisë së numrit të madh të azilantëve shqiptarë në BE.

‘Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë është e përqëndruar në parandalimin e krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar të tregtisë joligjore të çfardo qoftë lloji. Bashkëpunimi jonë është i shkëlqyer dhe këtë policitë e vendeve tjera mund ta përdorin si shembull’, thotë drejtori i policisë së Shqipërisë, Haki Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat