Turistët e Ohrit dhe Strugës ankohen për fatura të larta të taksive

Maqedonia

Turistët e Ohrit dhe Strugës ankohen për fatura të larta të taksive

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 21:50
Ilustrim

Asociacioni i hotelierëve të Maqedonisë kërkon nga institucionet kompetente masa më të rrepta dhe kontrolle të shpeshta ndaj taksi kompanive.

Kjo për shkak të ankesave të mëdha të turistëve, sipas të cilëve pjesa më e madhe e vozitësve të taksive refuzojnë të vozitin nëpër relacione të shkurta, paguajnë shumë më shumë se çmimet e rëndomta, vozisin pa matës të kyçur, nuk japin fatura fiskale ose nuk kanë të vendosura etiketat e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat