Me pasaportë të Maqedonisë në këtë shtet të bukur prej sot pa viza

Maqedonia

Me pasaportë të Maqedonisë në këtë shtet të bukur prej sot pa viza

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 08:30
Doha

Shtetasit e Maqedonisë pa viza do të kenë mundësinë të udhëtojnë në shtetin e Katarit, ndërsa vendimi tanimë ka hyrë në fuqi.

Autoritetet e këtij vendi theksuan se kjo masë lehtësuese vlen për 80 shtete me qëllim të  zhvillimit të turizmit dhe aviotransportit.

Qytetarët e 33 shteteve mund të qëndrojnë në Katar për 180 ditë pa vizë, ndërsa ata nga 47 shtete kanë të drejtën e qëndrimit 30 ditësh. Në listë janë edhe Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, India, Afrika e Jugut, Australia, ndërsa nga vendet e Lindjes së Mesme është vetëm Libani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat