Maqedoninë në qershor e kanë vizituar 85 mijë turistë

Maqedonia

Maqedoninë në qershor e kanë vizituar 85 mijë turistë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 13:56
Pamje nga Shkupi

Maqedonia dita ditës bëhet vend i dëshiruar nga turistët që vizitojnë vendet rekreative dhe historike në vend.

Enti shtetëror për statistika ka publikuar numrat e vizitave për muajin qershor të këtij viti.

Gjithësejt 84.778 turistë e kanë vizituar vendin gjatë qershorit. Ky numër ka shfrytëzuar 197.016 netë fjetjeje gjatë këtij muaji nëpër hotelet dhe bujtinat që lëshohen me qera.

Numri i turistëve që kanë fjetur nëpër ambientet hotelierike në Maqedoni për muajin qershor është rritur për 18 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Numri i përgjithshëm i turistëve në krahasim me qershorin e vitit 2016 është rritur për 4%.

Për periudhën janar-qershor të këtij viti ka pasur 12.6% më shumë turist se vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat