Erdhën për turizëm por u angazhuan të pastrojnë mbeturinat në Maqedoni

Maqedonia

Erdhën për turizëm por u angazhuan të pastrojnë mbeturinat në Maqedoni

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Erdhën nga Rusia për të pushuar dhe shëtitur në Maqedoni por filluan të mbledhin mbeturina që nuk munden t’i duronin gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e vogël të Demir Kapisë.

Bëhet fjalë për regjisorin Andrej Kim dhe gruan e tij Irina.

Para dy viteve Kim kishte inçizuar një përallë për fëmijë në disa vende nëpër Maqedoni.

Këtë herë nuk kishte ardhë për punë por për të shëtitur nëpër natyrën e kësaj pjese të shtetit të vogël në Ballkan.

Të dy kishin mbledhur gjithësejt gjashtë qese të mëdha me mbeturina të cilat më vonë i kanë çuar tek deponia e këtij qyteti.

Nuk është hera e parë kjo që turistët mbledhin mbeturina nëpër natyrën e vendit.Edhe turistë tjerë janë ankuar tek atuoritetet komunale nëpër Maqedoni se kanë parë shumë mbeturina nëpër male dhe lëndina ku kanë ecur. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat