Mitrevski ka siguruar të holla nga LSM edhe pas ndërprerjes së funksionit

Maqedonia

Mitrevski ka siguruar të holla nga LSM edhe pas ndërprerjes së funksionit

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:14
Zhivko Mitrevski

Më vitin 2015, drejtori paraprak i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka realizuar aneks-marrëveshje për punësim me anë të së cilës ka siguruar rrogë nga LSM edhe pas ndërprerjes së funksionit, ka bërë të ditur drejtori i Sindikatës për Mbrojtje dhe Siguri, Risto Ajtov.

Sipas marrëveshjes, Mitrevski mund të punësohet si këshilltar i kryetarit të ri ose të emërohet sërish në pozitën paraprake te Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Nëse i refuzon këto pozita ai ka të drejtë të apanazhës në vlerë të njëjtë të rrogës që e ka marrë deri sa ka qenë drejtor.

Nëse punësohet në LSM, Mitrevskit do t’i takojë rrogë për 10 përqind më e ulët se sa e drejtorit.

Grupet punuese në LSM kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe kontrolluar të gjitha dokumentet, dhe kanë vërejtur se një pjesë të tyre Mitrevski nuk i ka në formën origjinale, por vetëm kopje. Është vërtetuar se Mitrevski derisa ka qenë drejtor i LSM ka bërë keqpërdorime të mëdha të pozitës dhe buxhetit të paraparë për LSM-në.

Përndryshe, Mitrevski në opinionin e Maqedonisë njihet si drejtori i cili nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dëboi katër grupe sindikalistësh, të cilët e akuzonin Mitrevskin se ka krijuar shtëpi kriminelësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat