Jo Bajrami, por Spasovska e rastit “Monstra” përkohësisht në vendin e Zvërlevskit

Maqedonia

Jo Bajrami, por Spasovska e rastit “Monstra” përkohësisht në vendin e Zvërlevskit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:10
Liljana Spasovska

Prokurorja Liljana Spasovska do të jetë në karrigen e kryeprokurorit të përgjithshëm të Maqedonisë, deri në zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucioni.

Kjo prokurore është e njohur për rastin “Monstra”, pasi që ajo e përfaqëson Prokurorinë e Përgjithshme para Gjykatës Supreme, ku seancat u prolonguan disa here.

Këshilli i Prokurorëve Publik javën e ardhshme duhet të marrë vendimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga ana e Kuvendit. Siç bëhet e ditur nga burime të prokurorisë për INA, si zëvendësues i përkohshëm flitej prokurori Xhelal Bajrami, por më në fund është vendosur për Spasovskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat