Shpallet konkurs për anëtar të Këshillit të prokurorëve publik

Maqedonia

Shpallet konkurs për anëtar të Këshillit të prokurorëve publik

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:11
Këshilli i prokurorëve publik

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka shpallur konkurs për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik. Konkursi është shpallur në gazeta ditore dhe pritet të shpallet edhe në ‘Gazeta zyrtare e RM’.

Sipas konkursit, kandidati për anëtar të Këshillit duhet të jetë profesor universitar i drejtësisë, avokat ose jurist tjetër i mirënjohur, të cilët i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë – Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit, nga të cilët 2 janë nga komunitetet që nuk janë shumicë në vend.

Sipas Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik nga dita e shpalljes së konkursit deri në ditën e votimit për anëtar të Këshillit duhet të kalojnë së paku 30 ditë. Këshilli i prokurorëve publik ka gjithsejt 11 anëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat