LR-PDSH përforcohet në komunën e Bërvenicës, ja kush janë drejtuesit

Maqedonia

LR-PDSH përforcohet në komunën e Bërvenicës, ja kush janë drejtuesit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:02
Ziadin Sela

Lëvizja për Reforma – PDSH rikthehet edhe më e fuqishme në Komunën e Bërvenicës. Partia e Selës në këtë komunë ka qenë në një proces zgjedhor të rregullt duke respektuar normat statutare.

Rikonstruim të strukturave partiake ka pasur në të gjitha nëndegët që gravitojnë në këtë komunë. Vlen të teksohet fakti se kuvendet e nëndegëve të LRPDSH-së kanë qenë një risi në vete, me prurje të reja, siç është nëndega e f.Tenovë ku LRPDSH, edhe përkundër bojkotit në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, kësaj rradhe Lëvizja për Reforna rikthehet me një strukturë tërësisht të re dhe mirë të organizuar me në krye Jakup Huseini si kryetar nëndege. Fshati Radiovcë si bastion i LRPDSH-së për kryetar të nëndegës zgjodhi Jetmir Ziberin. Në fshatin Miletinë, si nëndega e dyte me më shumë vota të grumbulluara në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, kryetar i nëndegës u zgjodh Nehat Havziu. Në Gurguricë u zgjodh Adem Jashari. Në f.Çellopek i Ri për kryetar të nëndegës u zgjodh Mazllam Sallai, i cili u bashkua në rradhët e LRPDSH-së pas largimit të tij nga RDK e Vesel Mehmedit. Përndryshe Z.Sallai njihet edhe si faktori kryesor që i siguroi një mbështetje të fortë RDK-së në zgjedhjet parlamentare të 2011-tës duke grumbulluar 305 vota në nivel komunal.
Ndërsa për kryetar të nëndege në f.Çellopek i epërm u zgjodh Premtim Baftijari.

Në Kuvendin e Degës së LRPDSH-së në Komunën e Bërvenicës, të mbajtur me 18.08.2017 , për kryetar të Degës u zgjodh Z.Kujtim Idrizi, si dhe organet e tjera partiake që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në zgjedhjet e ardhëshme.

Të përkujtojmë se partia e Selës në këtë rajon kishte probleme të theksuara me eksponent të mbrendshëm që nga themelimi i saj, gjë që pas një periudhe pasiviteti dhe moratoriumi përfundoi me largimin e të njëjtive në partinë e Menduh Thaçit, nga e cila edhe ishin dërguar si misionar për të kapur partinë e Selës që ajo të dështonte në zgjedhjet parlamentare. Këto eksponent vazhdojnë ndikimin e tyre nëpërmjet figurave të caktuara që njihen si nismëtar të LRPDSH-së në Komunën e Bërvenicës të cilët nuk janë nëpër kryesi të nëndegëve, nuk janë dhe nuk kanë qenë anëtarë të kuvendit të degës apo të kryesisë së degës, por ndikimin e tyre tentojnë ta shtrijnë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre mbrenda strukturave, duke tentuar që edhe kësaj rradhe të pengojnë mbajtjen e një procesi të rregullt për zgjedhjen e kryetarit të Degës së LRPDSH-së në Komunën e Bërvenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat