LSDM: Gjykimet kundër kryetarëve Risteski dhe Panov janë dëshmi për qeverisjen dhjetë vjeçare të korruptuar nga VMRO-DPMNE

Maqedonia

LSDM: Gjykimet kundër kryetarëve Risteski dhe Panov janë dëshmi për qeverisjen dhjetë vjeçare të korruptuar nga VMRO-DPMNE

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:38
ilustrim

Gjykimet kundër kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov janë dëshmitë

e para institucionale të vërtetuara për qeverisjen dhjetë vjeçare të korruptuar, kriminale dhe dëmtuese të VMRO-DPMNE-së në çdo nivel të pushtetit.

VMRO-DPMNE ka tashmë dy kryetarë komunash të cilët janë të gjykuar për qeverisje të pamatur dhe të papërgjegjshme, edhe një kryetar tjetër, Vlladimir Talevski është i dyshuar në një rast të Prokurorsië Speciale Publike për krim të bërë që kap vlerën e 360.000 eurove, para të qytetarëve. Pas saj, logjikisht shtrohet pyetja: Edhe sa kryetarë kriminel ka në radhët e VMRO-DPMNE-së? Edhe sa “sherif” lokal kanë vjedhur nga qytetrët dhe kush nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së ka vjedhur më së shumti nga qytetarët dhe shteti?

Shihet qartë qe kryetarët Panov, Risteski dhe Talevski me zell e kanë ndjekur shembullin e liderit të tyre Nikolla Gruevski kur ka qenë në pyetje puna e jashtëligjshme dhe pasurimi kriminal. Shihet qartë se qeverisja korruptive, dëmtuese dhe e papërgjegjshme përveç nivelt qendror, njejtë ka funksionuar edhe në atë lokal.

Qytetarët i njohin mirë politikat krimiale të VMRO-DPMNE-së dhe për atë e kanë dënuar në nivel qendror dhe do t’a dënojnë edhe në zgjedhjet e tanishme lokale. Të gjithë kryetarët e komunave të cilët kanë vjedhur, shantazhuar, marrë ryshfet dhe janë pasuruar në llogari të qytetarëve të varfur do të duhet të japin llogari politike dhe para drejtësisë për të gjitha rastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat