RDM: Puna me dy ndërrime në çerdhe mundësi e mirë për përforcimin ekonomik të gruas

Maqedonia

RDM: Puna me dy ndërrime në çerdhe mundësi e mirë për përforcimin ekonomik të gruas

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 16:02
RDM

Forumi i gruas së partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) shpreh kënaqësinë për Vendimin e Qeverisë me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për vendosjen e punës me dy ndërrime në çerdhet e fëmijëve.

Me këtë Vendim realizohet një ideal shumëvjeçar i Forumit të gruas së RDM-së në drejtim të sigurimit të baraspeshës ndërmjet jetës private dhe profesionale të grave dhe përparimin e barazisë gjinore.

Puna me dy ndërrime e çerdheve do të mundësojë kyçje më të madhe të grave në tregun e punës dhe përforcimin e tyre ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim ekonomik të gjithë shoqërisë, thuhet në kumtesën e RDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat