“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë

Maqedonia

“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 16:59
Eco Guerilla në fushatë kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, 16 janar 2015

Organizata ekologjike “Eco Guerilla” sërish riktheu protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë që kësaj radhe vjen si pasojë e djegies së deponisë së egër në hyrje të qytetit, njofton Portalb.mk.

Siç kuptohet nga ngjarja në fejsbuk, protesta do të mbahet nesër, 21.08.2017 me fillim prej ora 12:00 në deponinë e Tetovës.

“Të nderuar qytetarë, të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te Deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: AJËR TË PASTËR! Mbrohu ose Helmohu: Zgjidhje tjetër s’ka! Protesta do të zhvillohet te deponia e egër në Tetovë. Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gadishmërinë tonë për të kërkuar përgjegjësve të na e kthejnë AJRIN E PASTËR. Është për shëndetin, është për jetën! AJËR TË PASTËR!”, thuhet në njoftin e “Eco Guerilla”-s

Kujtojmë se kjo organizatë edhe më herët ka protestuar kundër ajrit të ndotur në Tetovë, dhe si rezultat i protestave të saja erdhi edhe te mbyllja e fabrikës “Jugohrom” që u paraqit si ndotësi më i madh në rajonin e Pollogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat