Manifestimi ‘Vala e Re Kulturore’

Maqedonia

Manifestimi ‘Vala e Re Kulturore’

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 18:46
Ministria e kulturës

Ministria e kulturës informoi se ka filluar afati i dytë i konkursit për dorëzimin e aplikimeve për organizimin e ngjarjeve kulturore-artistike në kuadër të manifestimit ‘Vala e re kulturore’, që do të zgjasë deri në shterjen e buxhetit të manifestimit.

Komisioni i konkursit, i formuar javën e kaluar, thuhet në kumtesë, tani më është duke shfletuar mbi 200 aplikime të cilat kanë arritur gjatë afatit të parë, që ka filluar në datën 31 korrik, 2017.

Projektet e para të zgjedhura për financim do të prezantohen para publikut në konferencë për shtyp gjatë javës së ardhshme.

Nga Ministria e kulturës shprehin falënderimet deri te Projekti për pjesëmarrje qytetare të USAID dhe Fondacionit Friedrich Ebert, të cilët dhanë përgjigje pozitive në ftesën e Ministrisë drejtuar organizatave ndërkombëtare me emrin ‘Vala e re kulturore’.

Manifestimi ‘Vala e re kulturore’, siç thuhet në kumtesë ka për qëllim të sigurojë demetropolizimin, dekoncentrimin e kulturës dhe të bëjë pasurimin, intensifikimin dhe përforcimin e ofertës kulturore në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat